Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë/ Osmani mbledh sot partitë politike! Ja pse

Kosovë/ Osmani mbledh sot partitë politike! Ja pse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot në një takim kryetarët e partive politike një ditë pasi Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë. PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e orës 10:30.

Kushtetuta e Kosovës parashikon që nëse edhe për herë të dytë nuk arrin që të formohet qeveria e re, atëherë vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme dhe presidentja Osmani duhet që të shpallë datën e zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes.

Një ditë më parë, kuvendi i Kosovës nuk votoi në favor të formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Konjufca ishte figura e dytë e LVV-së, pas liderit të partisë, Albin Kurtit, që nuk i siguroi votat e nevojshme për qeverinë Kurti 3.

Kosova është me Qeveri në detyrë, në mungesë të një ekzekutivi të ri, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.