
Kreshnik Spahiu: Dy kushtet që më vuri Hillary Clinton, kur krijova Aleancën Kuq e Zi!
Dritare.net
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi dy kushtet që i vendosi ndihmësi i Hillary Clinton 12 vjet më parë, ku krijoi Aleancën Kuq e Zi, në mënyrë që të merrnin mbështetje nga SHBA-ja.
“Një ditë takova ndihmësin e Hillary Clinton në Departamentin e Shtetit. Ne kishim një javë që kishim krijuar Aleancën Kuq e Zi. Më tha: “Zoti Spahiu ne do të të mbështesim, por kemi vetëm një kusht. Që mos kalosh kufirin e Shqipërisë, në Maqedoni dhe Kosovë sepse janë projektet tona shekullore dhe nuk mundesh ti të hysh në agjendën tonë. Në do të mbështesim, por jo me retorikën nacionaliste. Sepse liderët e tjerë në rajon, do futen në garë me ty dhe ne do të na dalë situata jashtë kontrollit, do destabilizohet rajoni.” Në këtë prizëm kërkesa e dytë ka qenë mosbashkëpunimi me Albin Kurtin. Kjo është një histori e 12 viteve më parë, kur Kurti ishte në opozitë dhe ishte refuzuar dy herë për të udhëtuar në SHBA. Përplasja e amerikanëve me këta individë, qoftë me Kurtin, qoftë me Berishën nuk është as për çështje korrupsioni për Berishën, e as urdhri në veri të Kosovës që mund të ketë dhënë Kurti. Është më e hershme. Amerikanët i publikojnë pakënaqësitë dhe kritikat e tyre ndaj kryeministrave atëherë kur zullumi ka plasur publikisht dhe nuk mban më.”, tha Spahiu në DritareTV./K.C/dritare.net

















