Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli në SPAK, i komunikohet akuza

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli në SPAK, i komunikohet akuza

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Andi Skënderi, ku iu komunikua akuza e shkeljes së barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Innfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Pasi thirrjes së Ballukut, Prokuroria e Posaçme me një njoftim zyrtar, deklaroi se zëvendëskryeministrja akuzohej për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë.

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.


Hetimet nisën pas arrestimit e ish-kreut të ARRSH Ervis Berberi, në telefonin e të cilit u gjetën komunikime me vlerë për hetimet./L.F-dritare.net