Kryeministri Edi Rama në Vlorë pas fundjavës në Dhërmi
E Hënë 16 Mars 2026, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës pas fundjavës së kaluar në Dhërmi, ku qëndroi që nga data 14 mars.
Në mbërritje, Rama u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
Kryeministri pritet të zhvillojë një takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, ku do të diskutohen projektet dhe zhvillimet e fundit në qytetin bregdetar./L.F-dritare.net