
Lajmi se Berisha mund të shkojë në SHBA, Rama: Një tjetër tallje e bufit
E Enjte 8 Maj 2025, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama e cilëson tallje lajmin se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA.
"Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…
Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA", shkruan Rama./L.F-dritare/net

















