Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Nis edicioni i 4-t i Samitit të Diasporës

Live/ Nis edicioni i 4-t i Samitit të Diasporës

Shqipëria ka hapur sot dyert për një nga ngjarjet më të rëndësishme që lidh vendin me shqiptarët kudo në botë, Samitin e Diasporës, i cili zhvillohet për tre ditë radhazi në Tiranë.

Ky është edicioni i katërt i samitit, që deri më 15 prill do të mbledhë në kryeqytet personalitete nga politika, ekonomia, shkenca dhe arti, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe lidhjet mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Ceremonia hapëse u zhvillua këtë pasdite në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën moton “Diaspora rikthehet në shtëpi”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Gjatë dy ditëve në vijim, në kuadër të samitit do të zhvillohen gjithsej 17 panele diskutimi. Konkretisht, 8 panele do të mbahen më 14 prill dhe 9 të tjera më 15 prill, ku do të trajtohen tema që lidhen me zhvillimin, bashkëpunimin dhe rolin e diasporës shqiptare në rajon dhe më gjerë.

Samiti pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme dialogu dhe idesh, duke synuar forcimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare në botë./K.C/dritare.net