Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lokalet 2023/ Spahiu: Bashkitë që do të fitojnë Berisha dhe Meta!

Lokalet 2023/ Spahiu: Bashkitë që do të fitojnë Berisha dhe

Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, tregoi se cilat qytete do të fitojë koalicioni “Bashkë fitojmë” i Berishës dhe Metës, në zgjedhjet e 14 majit.

“Mendoj që koalicioni Berisha-Meta në këto zgjedhje do fitojnë disa bashki në veri të Shqipërisë. Do fitojnë Tropojën, Kukësin, Pukën, Malësinë e Madhe, Shkodrën, Kurbinin. Por, nuk do të arrijnë poshtë Fushë Krujës. Në diskutim do të jetë Kavaja ose Kamza, por asnjë nga bashkitë e mëdha, si Durrës, apo Elbasan.

Në Elbasan diferenca është e madhe, diku te 10% diferencë, që janë mijëra vota. Më afër janë në Durrës dhe sondazhet tregojnë se janë kokë më kokë dhe Igli Cara është një kandidaturë shumë e fortë dhe po të isha votues në Durrës edhe mund të votoja për të. Por, PS-ja ka struktura më të forta politike në Durrës dhe elektorati gri është pak interesaxhi, që do të thotë se në fund do të shkojnë me më të fortin, me pushtetin. Pra, fundi nuk do t’i japë avantazhe opozitës, do t’i japë pushtetit.

Arritja e Berishës nuk është të mundë Ramën, por të mundë Alibeajn dhe grupin e tij. Unë kam dyshimet e mia. Kur u shpall non-grata unë thosha se në PD nuk ka një luftë, por ka një lojë mes të dyja palëve. Analistët më qeshnin dhe më shihnin sikur kisha inate personale, por koha po e tregon se një pjesë e mirë e atyre që bënin sikur luftonin ishte një skenar. Vulën e suksesit të Sali Berishës për ta rikthyer më të fortë se në 2021, që Berisha të thotë se erdhi mali te Muhamedi dhe e gjitha kjo është një teatër. Zgjedhjet u shitën se PD zyrtare nuk kandidoi.

Eksperienca ka treguar se edhe partia e sapokrijuar mund të nxjerrë kandidatë në gjithë Shqipërinë. A mendoni ju vërtet se grupi antiBerisha i PD-së nuk kishte vërtetë 61 kandidatë? Kishte, por nuk kanë dashur t’i vënë. Arsyet pse nuk kanë dashur, koha do të provojë nëse kam parashikuar gabim, apo kjo është e vërteta, por Shqiptarët do ta shikojnë në 2025-ën. Edhe Amerikanët e kanë kuptuar këtë pasi janë përball faktit të kryer. Eskobar në takimin e fundit u tregua i prerë duke thënë se aleanca e SHBA-së është me shqiptarët dhe nuk veçoi emra, as Bashën, as Ramën, as Alibeaj, as Metën. Ajo çfarë i ndodhi në dhjetor ambasadores amerikane, që ministrja e Jashtme u shpreh se asaj i kishte mbaruar mandate nuk mund të ndodhte. Ligji për diplomacinë parashikon mandate 3-vjeçare për të gjithë ambasadorët shqiptarë, por të gjithë i ke me 8, 9, 10 vite në kryeqytetet kryesore të Evropës e më tej dhe ministrja kurrë nuk është shprehur, por merret me ambasadoren amerikane. E gjitha erdhi për luftën për kreun e SPAK-ut, sepse SPAK-u u duhet. Ministrat dhe deputetët hyjnë e dalin nga SPAK-u me kollare, ndërsa po more ndonjë arkë peshku kalbesh në burg. Këto vetëm elektorati shqiptar nuk i shikon. Njerëzit thonë: “Duam Ramën se nuk të vret si Berisha!” Ndërsa të tjerë: “Berisha nuk vjedh si Rama.” Këta marrin për referencë të keqen më të madhe dhe në 2023-shin votohet për të keqen më të vogël të shqiptarëve.”, u shpreh Spahiu në DritareTv./K.C/dritare.net