Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Medalja e artë në Lisbonë për talentin shqiptar Dardan Spahia, Ministrja Kumbaro: Bravo kampion!

Medalja e artë në Lisbonë për talentin shqiptar Dardan

Dardan Spahia, nxënës i gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të Jiu-Jitsu Brasilian, duke garuar në kategorinë U18 kundër sportistëve më të mirë të Europës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, shprehu krenarinë e saj për Dardanin, duke theksuar se talenti, pasioni dhe disiplina kur ecin së bashku sjellin vetëm fitore.

Medalja e artë në Lisbonë për talentin shqiptar Dardan

Ky sukses është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe për forcat e reja që punojnë për të arritur majat në sport dhe në jetë.

Medalja e artë në Lisbonë për talentin shqiptar Dardan

"Një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë. Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian” duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18 Krenarë për nxënës si Dardani, forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues", shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale./L.F-dritare.net