Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur te kafeneja “Juvenilja”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, vendi ku shkrimtari pinte kafen çdo mëngjes.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare, e cila u ul në tavolinën e tij të zakonshme. Skulptura është realizuar nga Henri Nimani, ndërsa ideja ka qenë e aktorit Timo Flloko.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, por vepra dhe kujtimi i tij mbeten të përjetshme./L.F-dritare.net