Merrte para për provime/ Në pranga pedagogu i Universitetit të Korçës
E Enjte 24 Shtator 2020, 09:09
Dritare.net
Alket Dino, pedagog në Universitetin e Fan Nolit në Korçë është vënë në pranga. 34-vjeçari, akuzohet se merrte para për të kaluar studentët në provime. Po kështu është arrestuar edhe sekseri, shtetasi me iniciale Xh. D.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të Fakultetit të Shkencave Humane me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./L.F-dritare.net