Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt dy ministrive dhe selisë së PS. Digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt dy ministrive dhe selisë së

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur dhe vazhdon me përplasje të forta, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, dy ministrive asaj tl Brendshme dhe të Infrastrukturës dhe selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë hedhjes së molotovëve, një automjet i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët pranë Bankës së Shqipërisë. Forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.


Situata mbetet e tensionuar, ndërsa priten informacione zyrtare për pasojat./K.C/dritare.net