Netanjahu: Kosova vend i parë mysliman që hap ambasadë në Jeruzalem. Trump: Ditë e madhe për Lindjen e Mesme
Dritare.net
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur pas marrëveshjes për njohje reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës.
Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.
Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook, pas marrëveshjes së arritur.
“Një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Facebook./ I.M-Dritare.net