Nis protesta e PD para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ballukut!
E Hënë 1 Dhjetor 2025, 18:06
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë ku ka nisur protesta e opozitës. Berisha u prit me brohoritje nga protestuesit.
Protestues të shumtë janë mbledhur para Kryeminsitrisë ku është vendosur foltorja teksa mbajnë fjalën e tyre qytetarët dhe deputetë të opozitës.
Para godinës së kryeministrisë janë vendosur edhe disa instalacione të ish-zyrtarëve socialistë të dënuar me burg për aferat korruptive.
Nuk kanë munguar dhe pankartat me shprehje: "Bela Ciao, apo Palloshi i Gjatë dhe Lubia".
Në një prej tyre shkruhet "Tunel turqve, port arabëve ndërsa shqiptarëve ‘Noc Rrokun’"./dritare.net