Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paketa e Maleve / Rama: Zgjidhje për problemin e ligjit 7501, titulli i pronësisë jepet pas investimit

Paketa e Maleve / Rama: Zgjidhje për problemin e ligjit 7501, titulli i

Kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtuesen politike të PS për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar sot takime me përfaqësues të sektorit të agroturizmit në kryeqytet, ku kanë diskutuar mbi zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie dhe nisma të reja të qeverisë për mbështetjen e biznesit rural. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal gjerësisht te “Paketa e Maleve”, duke theksuar se ajo nuk është një instrument në favor të kompanive të mëdha apo për privatizimin e territoreve publike, por një zgjidhje e krijuar për të adresuar një problem të hershëm të pronësisë në Shqipëri, që buron nga ligji 7501 dhe konfliktet e trashëguara mes familjeve, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. Kryeministri sqaroi se përmes kësaj pakete synohet t’u jepet mundësi qytetarëve dhe emigrantëve që zotërojnë toka apo prona të pashfrytëzuara të mund të zhvillojnë projekte ligjore, pa qenë të bllokuar nga mungesa e titullit të pronësisë, duke e konsideruar këtë një hap që lehtëson investimet dhe formalizon zhvillimin ekonomik në zonat malore.

“Paketa e Maleve nuk është një paketë për kompanitë e mëdha, dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore, apo troje publike, për zhvillime private. Nuk është ky qëllimi dhe objekti i paketës. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konfliki i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre.


Problemi i trashëguar është që këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, sepse nuk kanë një titull pronësie. Ne bëmë një përpjekje për ta adresuar këtë problem në një lidh të ri që quhet 20/20. Ligji për të cilin u desh shumë kohë që të formulohej dhe nuk na e dha atë efekt që do të duhet të jepte, sepse prezumon dakordësinë me shkrim të të gjithë atyre rreth e rrotull dhe për këtë arsye lindi Paketa e Maleve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se shumë shqiptarë që janë në emigracion, apo që janë në qytet, kanë toka apo shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, por s’kanë asnjë mundësi t’i zhvillojnë, sepse edhe sikur të kenë paratë, nuk marrin dot leje, sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Me ‘Paketën e Maleve’ kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejtë pranë bashkisë.

Bashkia e merr këtë shprehje interesi, afishon në listë për 45 ditë, dhe e bën publike që cilido që pretendon të kundërtën... Ligji u shërben atyre që janë në toka të të parëve që nuk kanë konflikte. Dhe ka shumë të tilla. Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar. Nëse nuk vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e miraton dhe personi e çon aplikimin në... Ky aplikim vlen vetëm për një gjë, vlen vetëm për të aplikuar për të marrë leje për një projekt. As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, as nuk merr titull pronësie. Pasi miratohet projekti, ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë. Nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Është shumë pro biznes”, tha kryeministri Rama./K.C/dritare.net