Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis restaurimi i Kishës së Profetit Ilia në Lekël pas dëmtimeve nga zjarret

Nis restaurimi i Kishës së Profetit Ilia në Lekël pas
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ka njoftuar nisjen e punimeve për restaurimin e Kishës së Profetit Ilia në Lekël, një monument kulture i dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar.

Sipas ministrit, ndërhyrja synon rikthimin e kishës në gjendjen e saj origjinale, duke ruajtur vlerat historike dhe arkitektonike. Punimet po realizohen nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, forcimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit.

Nis restaurimi i Kishës së Profetit Ilia në Lekël pas

Ky projekt vjen si pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga rreziqet natyrore dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Autoritetet theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të trashëgimisë, emergjencave civile dhe planifikimit territorial për të garantuar ruajtjen dhe rikuperimin e monumenteve.

Nis restaurimi i Kishës së Profetit Ilia në Lekël pas

Restaurimi i kishës në Lekël synon jo vetëm rikthimin e saj për komunitetin lokal, por edhe rritjen e interesit për vizitorët vendas dhe të huaj, duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm./L.F-dritare.ne