Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nuk fitoi BBV5, reagon Miri

Nuk fitoi BBV5, reagon Miri

Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë.

Gjithashtu, Miri foli edhe për fituesen e këtij edicioni të pestë, Selin Bollati, ku u shpreh se i është bërë qejfi që banorja ka fituar çmimin e madh, duke shtuar se profecia e tij ka dalë, pasi këngëtari është shprehur në shtëpinë e BBVIP që, “po ta fitonte Selin, e kishte fituar edhe ai”.

Ndërkohë, ai ka shtuar se nuk është bërë pishman për rrugëtimin e tij në BBVIP dhe se ky edicion i ka marrë më të mirën, pasi sipas tij publiku ka njohur një anë tjetër të këngëtarit.

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri./TCH