Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës! Flet nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës! Flet nga

Për të komentuar më tej situatën në veriun e Kosovës, i ftuar në rubrikën Intervista e Ditës ishte politologu Dr.Prof. Nexhmedin Spahiu, i cili u shpreh se kjo situatë është pasojë e dialogut Beograd- Prishtinë.

"Është pasojë e dialogut Beograd- Prishtinë. Ku palët përpiqen të fitojnë terren që të kenë një situatë më të favorshme në bisedimet e ardhshme. Ku diskutohet niveli i autonomisë i serbëve në Kosovë në këmbim të njohjes nga Serbia. Kosova ka bërë hapin e vet më të rëndësishëm në periudhën e saj si shtet duke vendosur flamujt e vet në katër komuna në veri dhe prandaj ekziston përplasja. Pra është për shkak të flamurit ku policia special serbe e veshur me rrobat civile ka kërkuar të ndeshet me policinë e Kosovës dhe ka ndërhyrë dhe KFOR. Kjo është ajo që ka ndodhur.
Forcat special të Serbisë të ardhura në Kosovë janë kamufluar edhe me banor duke i marrë me dhunë për ta kamufluar situatën.",u shpreh Spahiu./M.T/dritare.net