
Pse mungoi Berisha sot në SPAK? Si është gjendja e tij!
E Hënë 16 Qershor 2025, 12:12
Dritare.net
Sali Berisha mungoi sot në SPAK për shkak të një viroze, ndërsa përgatitjet për gjyqin e 30 qershorit për aferën “Partizani” janë në vijim.
Berisha, i cili është nën akuzë për korrupsion në lidhje me privatizimin e klubit Partizani, do të përballet me drejtësinë së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre të tjerë. Trupa gjykuese përbëhet nga Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Procesi pritet të jetë i gjatë, me dëshmitarë dhe prova, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar./L.F-dritare.net

















