
Hulumtimet tregojnë një lidhje të fortë mes sëmundjeve orale dhe atyre sistemike. Vizitat e rregullta te dentisti janë thelbësore për zbulimin e hershëm të problemeve të shëndetit oral përpara se të përkeqësohen apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit, thotë Dr. Kemia Zeinali, themeluese e Dreamhouse Dental në Bell Gardens, Kaliforni.
“Për shembull, kavitete të patrajtuara, prishje dhëmbësh dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe diabeti,” thekson ajo.
Gjithashtu, dentistët kryejnë kontrolle për kancerin oral te personat që kanë faktorë rreziku ose simptoma të dyshimta.
Sa shpesh duhet të shkoni te dentisti?
Më parë, Shoqata Amerikane e Dentistëve (ADA) rekomandonte që njerëzit të vizitonin dentistin çdo gjashtë muaj. Por tashmë, ADA sugjeron që frekuenca e kontrolleve dhe pastrimeve profesionale duhet të përshtatet me nevojat individuale të çdo pacienti.
Kjo përcaktohet nga mosha, gjendja shëndetësore dhe kushtet specifike të shëndetit oral të individit.
Kush ka nevojë për vizita më të shpeshta te dentisti?
-Të moshuarit
-Personat me histori obeziteti, konsum të tepruar alkooli apo duhanpirje
-Ata që nuk kanë shkuar prej kohësh te dentisti
-Personat që vuajnë nga sëmundjet periodontale (të mishrave të dhëmbëve).\K.C/dritare.net

















