Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i përgjigjet Athinës zyrtare: U mahnita nga reagimi i Ministrisë së Jashtme!

Rama i përgjigjet Athinës zyrtare: U mahnita nga reagimi i

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku kërkohej hetimi i situatës së krijuar në Zvërnec, pasi një shtetas grek mbeti i lënduar, i cili u cilësua në reagim si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri. Rama tha se dhuna e ushtruar në protestën në Zvërnec, ishte dhunë nga një grup rojesh private dhe jo akt dhune shtetërore “siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet apo rrugët e Greqisë”.


“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.


Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira./dritare.net