Rama i përgjigjet Berishës nga Vlora: Lëreni në vetminë e tij, s’ka ç’i jep më Shqipërisë!
E Shtunë 26 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Një ditë më parë, ish-kryeministri, Sali Berisha tha se, Rama u tërhoq nga kandidatura në Durrës, pasi kishte frikë nga Basha. Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë kryeministri, pasi mbaroi takimin me drejtorët dhe asamblenë e partisë në Vlorë. Rama tha për mediat se, duhet konsideruar mosha e Berishës dhe të lihet në vetminë e tij.
“Kam kohë që nuk e di se çfarë thotë Berisha dhe ju sugjeroj miqësisht ta konsideroni moshën që ka si një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij. Pastë jetë të gjatë e shëndet, i gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka ça i jep më. Insistimi i tij që populli të dëgjoj ato që thotë ai është një fatkeqësi e madhe.”, tha Rama./K.C/dritare.net