Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: NATO e BE të dënojnë dhunën në Veri, duke dhënë masa ndaj Serbisë!

Rama: NATO e BE të dënojnë dhunën në Veri, duke

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me homologun e tij kroat, ka bërë thirrje që NATO të dënojë sulmin në Veri.

Rama tha se qëndrimi i rajonit dhe ndërkombëtar duhet të jetë i unifikuar ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist ndaj Kosovës.

Sakaq shtoi se në samitin e Berlinit do të trajtojë po ashtu si temë çështjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq se kaq.

Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova por minimumi edhe në Serbi.

Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për t'i thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Evropës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e t’i gëzohet nderit më të lartë zisë kombëtare. Ky është kulmi e papranueshme”, tha Rama./M.K-dritare.net