Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ndan fotot: Kostumografia shqiptare, pasuri e çmuar e shpirtit tonë kombëtar

Rama ndan fotot: Kostumografia shqiptare, pasuri e çmuar e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke vënë në pah vlerat unike të trashëgimisë etnografike shqiptare, të mishëruara në kostumet tradicionale të krahinave të ndryshme të vendit.

“Pasuritë e çmuara të etnografisë dhe shpirtit të krahinave shqiptare, të skalitura përjetësisht në kostumografinë tonë madhështore”, shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe dokumentimit të kësaj pasurie kulturore.

Ai thekson se disa prej këtyre kostumeve janë dokumentuar dhe promovuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, përmes konkursit “Wanderlust in Albania 2”, një nismë që synon të tregojë bukurinë dhe identitetin e Shqipërisë përmes fotografisë dhe artit vizual./K.C/dritare.net