Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burgim i përjetshëm për Azgan Mërnicën, vrau efektivin e Shqiponjave në Fier

Burgim i përjetshëm për Azgan Mërnicën, vrau efektivin


Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, 24-vjeçarin që vrau në maj të vitit 2024 efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dërmenas. Sipas hetimeve, Mërnica udhëtonte me automjet bashkë me nënën e tij, kur u ndalua nga efektivi 29-vjeçar, i cili i kërkoi të ulte shpejtësinë për shkak të zonës së banuar.

Në vend që të zbatonte urdhrin e policit, Mërnica ndaloi makinën, doli prej saj me një pistoletë në dorë dhe i drejtoi armën Cenalisë. Më pas e qëlloi tre herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, Mërnica u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi gjyqësor, i cili u mbyll sot me vendimin për dënim të përjetshëm. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe u konsiderua një sulm i rëndë ndaj uniformës së shtetit./K.C/dritare.net