
Shkodra me një hyrje të re moderne. Nis ndërtimi i urës së Bahçallëkut
Dritare.net
Një projekt i rëndësishëm infrastrukturor ka nisur në hyrje të qytetit të Shkodrës, që synon të transformojë ndjeshëm aksesin rrugor në qendrën e veriut të vendit. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut dhe ndërtimin e urës së re, një investim i qeverisë shqiptare që premton t’i japë Shkodrës një hyrje dinjitoze dhe të denjë për potencialin e saj urban dhe turistik.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau pamje dhe detaje nga kantieri i punimeve:
"Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze", shkruan Rama./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















