Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama reagon për protestat në Zvërnec dhe dhunën e rojeve private

Rama reagon për protestat në Zvërnec dhe dhunën e rojeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat kundër resortit në Zvërnec dhe incidentet e dhunshme të regjistruara, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për masat e marra ndaj rojeve private dhe drejtuesve të Policisë së Vlorës. Rama njoftoi se nesër në orën 10:00 do të sqarojë publikisht projektin dhe pretendimet e ngritura rreth tij.

Reagimi i Edi Ramës:

"Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.", shkruan Rama./K.C/dritare.net