Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Të dielën, Vlora do të ketë për herë të parë një kryetare bashkie!

Rama: Të dielën, Vlora do të ketë për herë të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje mahnitëse me dron nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Shiko videon:

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Teksa vë në pah bukuritë e Vlorës, kreu i qeverisë thekson se këtë të diel, qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie

“Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidatja e PS Bruna Mersini, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara./E.P-dritare.net