Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja sa bonus do të marrin pensionistët për fundvit!

Ja sa bonus do të marrin pensionistët për fundvit!

Ministri i Financave Petrit Malaj i pranishëm në Komisionin e Ligjeve për të prezantuar Aktin Normativ për rishikimin e tretë të buxhetit të shtetit për këtë vit, tha se do të jepen 97 milionë euro për shpërblimin e pensionistëve.

Sipas tij 750 mijë pensionistët do të marrin bonus njësoj si në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.

Ministri i pyetur nga deputetët për rritjen e pensioneve përtej shpërblimeve, tha se ende po punohet.

“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj./L.F-dritare.net