Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëmbim dhe vrasje në Dibër. Detaje tronditëse nga Policia për ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra!

Rrëmbim dhe vrasje në Dibër. Detaje tronditëse nga Policia

Policia e Dibrës ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 korrik 2025, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u vra në mënyrë brutale. Sipas hetimeve, i riu u mbyt me litar dhe më pas u hodh bashkë me automjetin e tij në liqenin e Ulzës, ku vetëm makina përfundoi në ujë, ndërsa trupi mbeti në breg.

Të arrestuarit:

Petrit Çakrri (alias Petrit Hoxha), 55 vjeç, banues në Tropojë – arrestuar në Kukës.
Fatjon Bushgjokaj, 34 vjeç, banues në Kamzë – arrestuar në Tiranë.
Të dy akuzohen për vrasje me paramendim dhe rrëmbim personi.

Të shpallur në kërkim:

Kristi Bushgjokaj
Aleksandër Bushgjokaj
(vëllezër të Fatjon Bushgjokajt)
Gjithashtu janë shoqëruar edhe katër shtetas të tjerë, për të cilët po vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë penale në këtë ngjarje.

Çfarë u sekuestrua nga Policia:

20 telefona celularë
7 automjete
Një shumë eurosh
Lëndë narkotike (kokainë)
Prova të tjera materiale që ndihmojnë hetimin

Motivet e dyshuara:

Renis Dobra, me precedentë penalë në Gjermani për shpërndarje droge, dyshohet se kishte mosmarrëveshje për çështje narkotikësh me personat e përfshirë në vrasjen e tij. Policia theksoi se autorët nuk ishin të veshur me uniforma policie dhe nuk përdorën mjete apo shenja zyrtare gjatë rrëmbimit.

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të personave të shpallur në kërkim për ta çuar çështjen para drejtësisë./dritare.net