Si e komentojnë qytetarët protestën e Partisë Demokratike!
Dritare.net

Dritare TV pyeti qytetarët në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, mesazhin që dha dhe rolin e opozitës në këtë moment politik.
Shiko videon në YOUTUBE:
Disa qytetarë u shprehën se protestat janë një e drejtë demokratike dhe se çdo forcë politike ka të drejtë t’i organizojë ato. Të tjerë thanë se protesta tregoi se opozita ka mbështetës, të tjerë u shprehen se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe t’u hapet rrugë figurave të reja.
Disa qytetarë u shprehën se protesta të tilla organizohen më shumë për hallet e kryetarit.
Një pjesë e konsideruan protestën të dhunshme dhe kritikuan përplasjet me policinë, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë pjesë e protestave dhe se dëmtimi i institucioneve apo përballja fizike nuk i shërben qytetarëve.

Nuk munguan edhe reagime të forta ndaj klasës politike, ku disa qytetarë u shprehën të zhgënjyer nga situata ekonomike, dhe mungesa e besimit tek politika në përgjithësi.
Nga ana tjetër, pati edhe qytetarë që e konsideruan protestën një mjet normal në demokraci dhe një mënyrë për të kërkuar ndryshim, por theksuan se çdo reagim duhet të jetë paqësor dhe i organizuar./E.P-dritare.net