Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Si jashtë shtetit”- falënderim për Dr. Alban Dibrën dhe pavionin e kardiologjisë II në QSUNT!

“Si jashtë shtetit”- falënderim për Dr. Alban

Pronarja e njohur e “Lufra”-s, Antoneta Ndreka, ndodhej ditët e fundit në spital, pranë një të afërmi të saj. Pas përfundimit të operacionit, ajo zgjodhi të ndajë publikisht përvojën e saj në rrjetet sociale dhe fjalët e saj janë një vlerësim i rrallë për sistemin shëndetësor shqiptar.

Në postimin e saj, ajo shkruan se shpesh dëgjojmë e lexojmë histori të mjekëve apo infermierëve të korruptuar, përvoja negative që kthehen në thashetheme portalesh. Por këtë herë, ajo sjell një tjetër pamje: atë të respektit, përkushtimit dhe humanizmit të bluzave të bardha.

Ndreka falënderon posaçërisht Dr. Alban Dibrën dhe gjithë stafin e kardiologjisë në QSUNT për profesionalizmin, përkushtimin njerëzor dhe human ndaj pacientit.

“Si jashtë shtetit”- falënderim për Dr. Alban

Ajo pranon se prej vitesh nuk kishte hyrë në QSUNT, por këtë herë gjeti një ndryshim të jashtëzakonshëm: kushte moderne, dhoma të pajisura me gjithçka të nevojshme, pastërti, shërbim korrekt dhe staf që i përgjigjej me dinjitet dhe edukatë në çdo moment.

“Si jashtë shtetit”- falënderim për Dr. Alban
Foto të marra nga postimi i Antoneta Ndrekës

“Askush nuk të jep as më të voglën shenjë se duhet të paguash”, shkruan ajo, duke shtuar se pacienti u trajtua si kudo në botë pa vonesa, pa burokraci, dhe me monitorim të vazhdueshëm nga infermierët gjatë gjithë ditës.

“Si jashtë shtetit”- falënderim për Dr. Alban
Foto të marra nga postimi i Antoneta Ndrekës

“Kam ngelur e surprizuar”, përfundon Ndreka, duke e përshkruar pavionin e kardiologjisë si “si jashtë shtetit”.

Ky është një rrëfim ndryshe, një dëshmi pozitive që tregon se në shëndetësinë shqiptare ka modele dinjiteti, profesionalizmi dhe përkushtimi, si Alban Dibra që i ka dhënë fytyrën e tij pavionit që drejton në spitalin publik. Dhe këtë e di kushdo shkon te mjekohet atje. Doktor Albani është një shqiptar i kthyer nga jashte per t’i sherbyer Shqipërisë. Krenohemi me të./ dritare.net