Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot shi, mos harroni çadrat!

Sot shi, mos harroni çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditë së enjte parashikohen reshje shiu.

Sipas njoftimit, ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra parashikohen reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë./E.P-dritare.net