Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Alban Dudushi flet për Bieta Sulon: Jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë

Alban Dudushi flet për Bieta Sulon: Jemi të lumtur me

Alban Dudushi ka folur për jetën e tij personale, përfshirë edhe marrëdhënien me partneren, Bieta Sulo. Gazetari ka zbuluar se gjatë kohës që punonin bashkë debatonin shumë me njëri-tjetrin. Ai vijoi duke thënë se edhe kush nga ata të dy është më kokëfortë.

“Kishim shumë debate kur punonim bashkë. Gjatë kohës së emisionit, debate në lidhje me të ftuarit, temën, si duhej trajtuar tema. Kur shkonim në shtëpi harrohej ai muhabet. Debati ka rezultuar që ka pasur Bieta, por edhe unë të drejtë.

Ti do thuash a ka pasur më shumë të drejtë Bieta? Ne jemi qenie bazike, ju jeni 2.0. Kam një mikeshë që thotë që ju kur përplaseni bëni xixa, tani është Bieta më kokëfortë.

Ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë. Bieta e ka maninë e perfeksionit. I vetmi njeri që Bieta nuk bërtet në shtëpi për rrëmujën është djali, Kroi”, tha gazetari Alban Dudushi në “Goca dhe Gra”.