Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Vendimi për gruan e tij, Belina Pupa, reagon aktori: Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë

Vendimi për gruan e tij, Belina Pupa, reagon aktori: Mos paçi

Belina Pupa, gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

Pas disa muajsh në proces gjyqësor, gjykata e shpalli Belinën të pafajshme. Pas këtij vendimi, Elvisi e ka ndarë lajmin në rrjetin e tij social Instagram, ku me anë të një story ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan Elvisi.

Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në një reagim për Dritare TV, asokohe Belina Pupa tha se çështja lidhet me një pronë të dhënë me qira, por që është në emrin e saj, duke kërkuar që të pritet mbyllja e procesit gjyqësor për të pasur qartësi të plotë.

“Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira, por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar,” – tha znj. Pupa në reagimin e saj për Dritare TV.