Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sveçla: Dje në Kosovë ndodhi sulm terrorist. Dokumentet që zbardhin lidhjen e Beogradit!

Sveçla: Dje në Kosovë ndodhi sulm terrorist. Dokumentet që

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me sulmin në Veri ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.

Sveçla tha se ngjarja e djeshme ka qenë organizim terrorist nga Serbia, ku shtoi se efektivët kanë gjetur harta dhe plane se si ishte organizuar sulmi.

“Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi. Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë organizim duhen përgatitje disa muaj. Pra nuk ka qenë diçka ad-hoc.

Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiqi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiq”, tha ai./M.K-dritare.net