Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Takim me Ballukun! Rama largohet nga Kryeministria pas 8 orësh!

Video/ Takim me Ballukun! Rama largohet nga Kryeministria pas 8 orësh!

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria, pasi një bisede rreth 8 orë me zv.kryeministren Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra nga GJKKO. Ndërkohë makina e ministres së Energjisë dhe Infrastrukurës Belinda Balluku, ndodhet pranë ambienteve të kryeministrisë.

Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës. Nuk dihet nëse Rama ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri. Më herët edhe deputeti socialist Ulsi Manja u paraqit në ambientet e Kryeministrisë, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda Kryeministrisë.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)