Trump: Populli venezuelian është përsëri i lirë!
Dritare.net

Në një konferencë për shtyp, Donald Trump komentoi operacionin ushtarak të SHBA-së që çoi në kapjen e Nicolas Maduros.
Trump u shpreh se të gjitha figurat politike dhe ushtarake në Venezuelë duhet ta kuptojnë se ajo që ndodhi me Maduros mund t’u ndodhë edhe atyre.
“Populli venezuelian është përsëri i lirë”, shtoi ai, duke theksuar gjithashtu se Amerika është sot “më e sigurt” dhe “më krenare”.
Pas kësaj, presidenti ia dorëzoi fjalën Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili e përshkroi operacionin si “një bastisje masive e përbashkët ushtarake dhe e forcave të rendit, e ekzekutuar në mënyrë të përsosur”.
Hegseth theksoi se Maduro pati shansin e tij, sikurse edhe Irani në raste të tjera, por “bëri gabime” që çuan në dështimin e planit të tij dhe në kapjen nga forcat amerikane.
Për përditësime mbi këtë ngjarje dhe të tjera, ndiqni Dritare.net.