
Filozofja dhe shkrimtarja Lea Ypi e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, komentoi kapjen e presidentit të Venezuelën. Nicolas Maduro në autoritetet amerikane dhe nxjerrjen e tij para gjykatës në SHBA.
Duke iu referuar rastit të Maduros, Ypi tha:
“Kjo është një thyerje e ligjit ndërkombëtar. Dhe është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm që cenon sovranitetin e një vendi.”
Ajo sqaroi më tej se precedentë të tillë mund të përsëriten në vende të tjera:
“Mund ta bëjnë ku duan. Por ligji ndërkombëtar dhe institucionet si OKB-ja janë aty për të mbrojtur sovranitetin. Nuk mund të lejojmë që individët të ndërhyjnë arbitrarisht në fatet e kombeve.”, tha Lea Ypi në DritareTV./dritare.net