Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Një vit i artë për dashurinë. Shenjat e favorizuara sipas Brankos

Një vit i artë për dashurinë. Shenjat e favorizuara sipas

Astrologu i njohur Branko e cilëson vitin 2026 si një nga vitet më të favorshme për dashurinë dhe lidhjet serioze. Lëvizjet planetare, veçanërisht ndikimi i Venusit dhe Jupiterit, do të hapin dyer të reja emocionale për disa shenja të zodiakut, duke sjellë takime fatlume, rikthime dashurie dhe lidhje që mund të zgjasin gjithë jetën.

Sipas parashikimeve të tij, këto janë shenjat që do të kenë fat të madh në dashuri gjatë 2026-ës:


Demi
Për Demin, 2026-ta do të jetë një vit transformues në jetën sentimentale. Beqarët kanë gjasa të njohin një person shumë të rëndësishëm që në muajt e parë të vitit, veçanërisht gjatë pranverës. Kjo lidhje mund të nisë ngadalë, por do të thellohet shpejt dhe do të sjellë siguri emocionale. Për Demat në çift, marrëdhënia forcohet dhe mund të ketë hapa seriozë si bashkëjetesa apo martesa.


Gaforrja
Gaforrja hyn në një periudhë ku zemra do të jetë në qendër të gjithçkaje. Branko thotë se kjo shenjë do të përjetojë dashuri të pastër dhe të sinqertë. Një njohje e re gjatë verës mund të shndërrohet në një lidhje shumë të fortë emocionale. Ata që kanë kaluar zhgënjime në të kaluarën do të gjejnë më në fund personin që i bën të ndihen të sigurt dhe të dashur.


Peshqit
Viti 2026 është ideal për Peshqit që kërkojnë dashuri dhe lidhje të thella. Sipas Brankos, kjo shenjë do të tërheqë persona që ndajnë të njëjtat vlera dhe ndjeshmëri. Dashuria mund të vijë përmes artit, punës apo një rrethi të ri shoqëror. Fundi i vitit sjell emocione të forta dhe vendime të rëndësishme në çift.


Bricjapi
Edhe pse i njohur për seriozitetin dhe fokusin në karrierë, Bricjapi në 2026-ën do të hapë zemrën si kurrë më parë. Një lidhje e qëndrueshme dhe e pjekur pritet të nisë në muajt e vjeshtës. Branko thekson se kjo dashuri do të ndërtohet mbi respekt dhe besim të ndërsjellë, duke sjellë stabilitet afatgjatë.


Shigjetari
Për Shigjetarin, dashuria në 2026-ën vjen përmes aventurës. Udhëtimet, njohjet e reja dhe ndryshimi i ambientit do të luajnë rol kyç. Një romancë e papritur mund të nisë larg vendit ose me një person nga një kulturë tjetër. Branko paralajmëron se kjo lidhje mund të fillojë si diçka e lehtë, por të shndërrohet në dashuri serioze./K.C/dritare.net