Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump shpall tarifa për Korenë e Jugut dhe Japoninë

Trump shpall tarifa për Korenë e Jugut dhe Japoninë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 25% për produktet që hyjnë në SHBA nga Koreja e Jugut dhe Japonia. Ky veprim vjen teksa ai ka nisur të shpërndajë një seri letrash drejtuar liderëve të vendeve të ndryshme të botës, ku paraqet planet e tij për tarifat tregtare.

Këto masa ndërmerren në një kohë kur po përfundon një periudhë 90-ditore pezullimi e tarifave më agresive të Shtëpisë së Bardhë. Trump kishte pezulluar përkohësisht tarifat më të larta për t’i dhënë hapësirë bisedimeve tregtare me qeveri të ndryshme, pasi njoftimi fillestar shkaktoi reagime të forta dhe paqëndrueshmëri në tregjet financiare.


Sipas planit fillestar, tarifat e rritura do të hynin në fuqi më 9 korrik, por Trump ka deklaruar se tani ato do të zbatohen nga data 1 gusht./K.C/dritare.net