Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Dështoj në çdo hap që hedh. Më ndihmo! Letra e të resë për psikologen!

Dështoj në çdo hap që hedh. Më ndihmo! Letra e

Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë që mendoj se dështoj në çdo hap që ndëmarr. Të menduarit se kam dështuar më shoqëron shumë shpesh, ndaj ju lutem si mund ta ndryshoj gjendjen time. Më jepni një këshillë! Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Në jetën tonë të përditshme, shpesh mund të gjejmë veten duke dështuar në arritjen e qëllimeve të vogla që i kishim vënë vetes. Dështimi është një përvojë e zakonshme për të gjithë qeniet njerëzore, por mënyra se si e përjetojmë dhe e interpretojmë atë mund të ndryshojë shumë në varësi të rrethanave dhe karakteristikave personale. Kur përballesh me dështimin, është e zakonshme të përjetosh një sërë emocionesh të pakëndshme, duke përfshirë turpin, trishtimin, zemërimin dhe një ndjenjë të thellë humbjeje.

Ata që e perceptojnë dështimin si një pjesë të natyrshme të punës së tyre kanë tendencë të vuajnë më pak plagë emocionale. Ky vizion mund të nxisë një qëndrim konstruktiv, duke transformuar një përvojë negative në një mundësi mësimi. Përballimi i dështimit kërkon vetëdije të thellë emocionale. Të qenit i vetëdijshëm për përvojën emocionale gjatë momenteve të krizës në fakt mund të bëjë një ndryshim në mënyrën se si e
interpretojmë, përballemi dhe kapërcejmë një dështim. Aftësia për të pranuar emocionet negative dhe për t'u riangazhuar drejt qëllimeve të reja kuptimplote është një faktor thelbësor për mirëqenien psikologjike . Pranimi i emocioneve negative na lejon të mos i shmangim ose shtypim ato, por t'i njohim, t'i menaxhojmë dhe t'i transformojmë.

Për të kapërcyer dështimin në këndvështrimin tim do t’ju sugjeroja të kërkonit mbështetje emocionale. Ndarja e ndjenjave tuaja me njerëz të besuar, siç janë miqtë dhe familja, është thelbësore për të zvogëluar ndjenjat e
izolimit dhe për të marrë mbështetje emocionale. Të folurit hapur për dështimin tuaj ju lejon ta shikoni atë në perspektivë dhe të shihni aspekte pozitive që mund të mos jenë të dukshme.

E dashur lexuesja jonë mbajtja mend dhe shënimi i sukseseve të kaluara, madje edhe atyre të vogla,
ju ndihmon të rifitoni besimin në aftësitë tuaja.Vendosja e qëllime realiste dhe krijimi i qëllimeve të arritshme ndihmon në mbajtjen e motivimit të lartë dhe shmangien e ndjenjave të frustrimit. E dashur lexuesja jonë pranimi i emocioneve tuaja negative dhe mospërpjekja për t'i shtypur ato është një hap kritik në rimëkëmbjen nga dështimi. Kur i lejoni këto emocione të dalin në sipërfaqe pa u përpjekur t'i kontrolloni ose t'i shmangni ato, krijoni hapësirë për një përshtatje më të shëndetshme psikologjike, e cila mund të çojë në mirëqenie më të madhe.

Aftësia jonë për t’u përballur dhe interpretuar dështimin, në vend që ta shmangim atë, përcakton jo vetëm rritjen tonë personale, por edhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Në fakt, nëpërmjet vetëdijes emocionale, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes sociale, ne mund t’i transformojmë dështimet në mundësi për të mësuar dhe përmirësuar. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmjë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat !/dritare.net