Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Voton Sali Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

Voton Sali Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm, bashkë me bashkëshorten, djalin dhe gruan e këtij të fundit. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht, por nuk i dha përgjigje pyetjes se a do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: Sot të votojnë, të votojnë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”,- tha Berisha.
“Të votojnë. Unë, meqë më pyet çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe një herë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”,- tha Berisha./K.C/dritare.net