Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Hungari, Rama mesazh urimi për Peter Magyar

Zgjedhjet në Hungari, Rama mesazh urimi për Peter Magyar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në platformën X pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke përshëndetur si ish-kryeministrin Viktor Orbán, ashtu edhe kryeministrin e sapozgjedhur, Peter Magyar.

Ja urimi i Ramës

"Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona.", shkruan Rama./K.C/dritare.net