Nis protesta te Kryeministria, qytetarët: Lironi çunat!
Saturday 4 July 2026, 19:07
Dritare.net

Ka nisur në Tiranë protesta e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Me flamuj kombëtarë dhe të SHBA-së në duar, protestuesit marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke brohoritur “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas akteve të dhunës pranë Kuvendit.
Gjatë marshimit nuk munguan as thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”./K.C/dritare.net