Na ndiqni edhe në

Politikë

Dhunimi i 3-vjeçares, Berisha: Dëshmi flagrante e korrupsionit në vend!

Dhunimi i 3-vjeçares, Berisha: Dëshmi flagrante e korrupsionit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhunimin e të miturës nga edukatorja, ku theksoi se ngjarja tregon se sistemi i arsimit ka dalë jashtë kontrollit.

Berisha tha se në vendin tonë ka degradim të sistemit arsimor ndërsa policia shkel çdo ligj në këto lloj ngjarjesh.

“Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla. I një degradimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla. Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por unë kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.

Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për të hapur rrugën për vjedhjen e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosje e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike”, tha Berisha./M.K-dritare.net