Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat para Kuvendit, Rama: Akoma durim se pastaj i vjen radha reflektimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në protestat e zhvilluara në Tiranë, duke akuzuar organizatorët dhe mbështetësit e tyre për nxitje të dhunës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se, sipas tij, kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë ajo që ai e quan “blloku politik dhe mediatik i dështakëve dhe zemërakëve në Tiranë”, si dhe persona me precedentë kriminalë dhe ndikime të huaja.

"Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!

Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit",- shkruan Rama./K.C/dritare.net