
Stili i jetesës po dëmton fertilitetin mashkullor. Ja çfarë këshillon mjekja
Dritare.net

Në një intervistë për Dritare TV, mjekja Dr. Drilona Ndrevataj trajtoi një nga çështjet gjithnjë e më shqetësuese për shëndetin e meshkujve infertilitetin.
Sipas saj, rastet e infertilitetit tek meshkujt janë në rritje dhe stili i jetesës përbën një nga faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në këtë problem. Ajo theksoi se:
“Obeziteti, konsumi i alkoolit, duhani, përdorimi i drogës dhe stresi kronik janë faktorët kryesorë që çojnë në uljen e cilësisë së spermës.”
Këshilla e saj kryesore për meshkujt e rinj që planifikojnë të bëhen prindër është të marrin masa parandaluese përmes një jetese të shëndetshme:
“Ndryshoni stilin e jetesës. Bëni aktivitet fizik, reduktoni stresin dhe hiqni dorë nga veset e dëmshme,” – u shpreh ajo./E.P-dritare.net

















