Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi si një alternativë e duhanit, por që sipas mjekëve, ka tendenca më të mëdha varësie, kryesisht te të rinjtë.

Mjeku pneumolog, Dr. Ardian Jorgji thotë se përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për personin që e konsumon, por edhe për të tjerët që qëndrojnë pranë tyre.

Sipas Dr.Ardian Jorgji, kolapsi me shtrimet në spitale që po përballet aktualisht Britania e Madhe, mund të përsëritet edhe në Shqipëri, pasi për të rinjtë, është kthyer në një trend me masivitet të gjerë.

Mjekët sugjerojnë moskonsumimin e këtyre produkteve si edhe të duhanit tradicional, që mund të sjellë në disa raste edhe dëme të parikuperueshme në organizëm./dritare.net