Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Shqipëria në rrezik apo Berisha-Meta në rrezik!

Shqipëria në rrezik apo Berisha-Meta në rrezik!

Për ironi të fatit motoja e Berishës, “Shqipëria në rrezik”, më shumë se një këmbanë alarmi për Shqipërinë është një këmbanë alarmi për vetë Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupin që e ndjek atë. Një këmbanë alarmi që sinjalizon se me zhvillimet e fundit politike brenda territorit ashtu dhe zhvillimet gjeopolitike janë sinjale të qarta se kjo klasë politike rrezikon të humbasi çdo pushtet dhe çdo benefit tjetër që vjen si pasojë e kostumit politik. Më shumë se Shqipëria në rrezik është e ardhmja e Partisë Demokratike e asaj partie që rrëzoj komunizmin dhe solli pluralizmin partiak në Shqipëri. Një grup i cil me parrullat e tij rikthen mallin për nostalgjikët e komunizmit me ngjashmërinë e parrullave “ Parti Enver jemi gati kurdo herë”.

Vetëm se Enveri është zëvendësuar me Sali Berishën por motoja është po e njëjta, një parti e djathtë por që po sillet më e majtë se vetë e majta.
Një parti me politikan të pafuqishëm për të ngritur zërin dhe për të mbajtur kauza e për t’i ndjekur ato deri në fund, një parti me anëtar guximtar, me ideale që kanë sakrifikuar pafund në agonin që ka mbërthyer opozitën, por me politikan qylaxhinjë e pragmatistë, mëkëmbësa të kryetarit dhe servila të karrigeve. Ajkën e PD-së e ka zënë halli se mos ngelin pa mandat deputeti sesa si do jetë e ardhmja e PD-së, kanë hyrë në proçesin e KÇK-së, “Kap ça të Kapësh” sepse pushtetin as këtë 4-vjeçar nuk e kapin dot, e mesa duket ky udhëtim do të jetë një rrugë e gjatë sepse të gjithë e dijnë se pa ndërkombëtarët ky fshati i jonë i vogël nuk bën dot, e jo më të bej Partia Demokratike. Një parti që në fillimet e veta katalizatorin e krijimit, kishte ndërkombëtarët dhe padiskutim suportin e SHBA-së.

Një pasqyrë pesimiste, e një realiteti opozitar pesimist , një realitet i cili shoqërinë shqiptare e ka vendosr në narkozë.
“Këmbanat e Esobar” bëjnë sikur nuk i dëgjojnë, sillen sikur nuk i kuptojnë, ankohem se askush nuk ja u përkthen gjuhën e tij , prandaj ata nuk reagojnë, por kur bien “Këmbanat e Sali Berishës” tmerrohem dhe askush nuk guxon më të flasi kundër tij. E duan demokratët thonë, e duan ata e ne skemi çfarë i bëjmë, por harrojnë se edhe Enverin e donim shqiptarët por na la pasoja të pashmangshme. Të të duan nga frika nuk është dashuri por është tmerr që nuk mbaron, nuk është lidership dhe as më pak shpresë për ndryshim.

Jo më larg se para dy ditësh kjo dyshe e shqetësuar për fatin e Shqipërisë nënshkroj një marrëveshje bashkëpunimi sepse Shqipëria ndodhet në rrezik. Lidhën duart në një tryezë të rrethuar me politikanët që kanë 30 vite që janë lojtarët kryesor të kësaj loje dhe kanë mëkate të mëdhaja për gjendjen ku ndodhet vendi jonë dhe për korrupsionim galopant që i largoj me 1 milionë vota.
Një lajm i trishtë për opozitën që nuk po prodhon dot politikan sado ka mbështetjen e SHBA-së dhe ndërkombëtareve por ka ngelur në vend numëro duke pritur shpresën e ndryshimit nga një dyshë në perëndim të karrierës së tyre politike. Prandaj sot më shumë se “Shqipëria në rrezik” është Partia Demokratike dhe Opozita në rrezik sepse Shqipëria është me një opozitë pa alternativa , një opozitë me figura të konsumuara që nuk prodhon shpresë për të ardhmen e vendit.

Një dyshe që mban peng zhvillimin e vendit dhe rolin që duhet të ketë opozita, një dyshe që ka futur në narkozë shoqërinë sepse më shume se ‘Shqipëria në rrezik’ është dyshja Berisha Meta që rrezikojnë pushtetin e tyre politik../dritare.net