
A e mbështesin shqiptarët Trampin? Ja si përgjigjet Renis Nushaj!
Dritare.net
Në një intervistë ekskluzive për Shqip me Rudina Xhungën, Renis Nushaj, avokat shqiptar në Michigan dhe kandidat për Senatin e Shtetit në SHBA, u pyet për figurën më të debatueshme të politikës amerikane: Donald Trump.
Përgjigjja e tij ishte e menduar, pa mllef, por me një analizë të thellë mbi sistemin që krijon liderë populistë.
“Nuk është faji i Trump që fitoi. Është përgjegjësia e sistemit që e lejon të fitojë dikush me atë profil. Duhet të rregullojmë sistemin që prodhon polarizim, jo të merremi vetëm me një person.”
Nushaj theksoi se populizmi është simptomë e një shoqërie të zhgënjyer dhe të ndarë, dhe në vend që të demonizohen individët, duhet të adresohen shkaqet që i bëjnë ata tërheqës për votuesit.
“Nëse Trump fiton përsëri, është sepse shumica e njerëzve ndihen të lënë pas. Nuk ka rëndësi partia, por si ndihesh ti si qytetar,” – shtoi ai.
Ai tregoi se është demokrat, por jo i verbër politik:
“Unë nuk jam për etiketim. Jam për zgjidhje. Dhe zgjidhja nuk vjen duke sulmuar njëri-tjetrin, por duke ndërtuar ura dhe institucione që funksionojnë për njerëzit.”/dritare.net

















